Bota

“Më jep 1 mijë euro ose…”/ Shantazhonin me anë të kanosjes për dhënie pasurie, arrestohen 3 shtetas. Detajet e operacionit

me jep 1 mije euro ose shantazhonin me ane te kanosjes per dhenie pasurie arrestohen 3 shtetas detajet e operacionit





































Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen shantazhonin me anë të kanosjes për dhënie pasurie persona të ndryshëm.

POLICIA

Prangosja e tre personave u bë në kuadër të operacionit “Xhamlliku”, ndërsa policia thotë se autorët janë të moshave 16, 17 dhe 20 vjeç.

Policia po ashtu sqaron se gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, me autorë të dyshuar 3 të ndaluarit.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Xhamlliku”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Shantazhonin me anë të kanosjes për dhënie pasurie, arrestohen 3 shtetas.

Dokumentohen 2 ngjarje të kësaj natyre, kryer nga 3 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Xhamlliku”.

Si rezultat i tij u ndalua shtetasi L. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe 2 shtetas të moshës 16 dhe 17 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shantazhonin me anë të kanosjes, persona të ndryshëm, për dhënie pasurie, për shuma që varionin deri në 1000 €.

Gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, me autorë të dyshuar 3 të ndaluarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts