Bota Sport

Broja jashtë, Silvinjo pendohet dhe rikthen Uzunin në Kombëtare

broja jashte silvinjo pendohet dhe rikthen uzunin ne kombetare





































Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për të prezantuar grumbullimin për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Ai e nisi fjalën e tij me Armando Brojën duke thënë që është jashtë dhe ka thirrur Myrto Uzunin në vend të tij.

bandicam 2024-09-02 11-10-42-163

“Pikë së pari dua të falënderoj të gjithë Federatën, edhe shumë prej jush që më keni dërguar mesazhe në një moment të vështirë. Faleminderit, të gjtihëve, edhe lojtarëve, për mbështetjen për një moment që nuk është i thjeshtë, por kështu është jeta.

Pikë së pari, Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund dhe edhe dje ishim në kontakt me Evertonin, stafin, të gjithë ata. Ai kishte një problem me tendinin e Akilit, ka nisur përgatitjen, por ne e dimë që është jashtë 10-15 ditët e ardhshme, nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë, kemi bërë ftesën për Uzunin, që nesër mund të jetë me ne”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts