Bota

Debate në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi përplaset me Shalsin për raportin e KLSH: Po e shtyni për ta shantazhuar kryetarin, është e papranueshme

debate ne konferencen e kryetareve bardhi perplaset me shalsin per raportin e klsh po e shtyni per ta shantazhuar kryetarin eshte e papranueshme





































Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve pak orë para nisjes së Parlamentit, që është i pari për këtë sesion është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Bardhi-Denaj-OLF-Sherri-Bujqesia-Cuci-hetimi-Balla-replikat-opozita (9)

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përplasur me Eduart Shalsin në lidhje me shtyrjen e raportit të KLSH. Sipas deputetit të PD kjo po bëhet për të shantazhuar kreun e KLSH.

Gazment Bardhi-Eduard Shalsit: Është e pa precedent shtyrja e Raportit. Po e përdorni këtë për te shantazhuar kreun e KLSH. Kjo po ndodh për interesa personale dhe është e pa pranueshme.

Po ashtu Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ka kërkuar nga maxhoranca që mandati i deputetes Olta Xhaçka të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, sipas tij, pa humbur kohë.

Po ashtu, Bardhi kërkoi që çështja e bllokimit të fondeve IPARD të BE-së për fermerët të trajtohet me prioritet, duke shtuar se “mbahen të bllokuara për shkak të korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts