Nico Williams ishte një nga lojtarët që u përfol për një kalim te Barcelona. Gjithsesi, lojtari zgjodhi që qëndronte te Bilbao, të paktën edhe një sezon. Presidenti i Bilbaos, Jon Uriarte, ka folur së fundmi për këtë temë.
“Kemi kthyer faqen dhe kapitulli ka mbaruar. Nico e ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë këtu dhe për ne është diçka shumë e rëndësishme. Ai ka kontratë deri në vitin 2027. Është normale që lojtarët të ngjallin interes në afatin kalimtar”- tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co