Bota

“S’ka zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme”- Bardhi pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve: Ja kush janë kërkesat tona! Foksi i punës tonë do jetë…

ska zgjidhje pa zgjedhje te lira dhe te ndershme bardhi pas perfundimit te konferences se kryetareve ja kush jane kerkesat tona foksi i punes tone do jete
ska zgjidhje pa zgjedhje te lira dhe te ndershme bardhi pas perfundimit te konferences se kryetareve ja kush jane kerkesat tona foksi i punes tone do jete





































Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku ndër të tjera tha se ky sesion i ri parlamentar do të udhëhiqet nga parimi se nuk mund të ketë zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.


Bardhi tha se nuk mund të kushtëzohet zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me asnjë çështje tjetër. Sipas tij, Kuvendi ka një grup dialogu që është funksional dhe duhet të vazhdojë përmbylljen e reformës zgjedhore.

Po ashtu, kryetari i grupit të PD u shpreh se do të këtë disa kërkesa për interpelancë, si ajo për mbetjet toksike me kryeministrin Rama, një kërkesë për interpelancë me ministrin e Brendshëm për situatën  së rendit dhe sigurisë publike gjatë kësaj periudhe dhe mekanizma të tjera kontrolli që do vihen nga grupi parlamentar.

“Sesioni i ardhshëm parlamentar do të udhëhiqet nga një parim i thjeshtë, nuk mund të ketë zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Fokusi kryesor i agjendës  tonë parlamentare dhe aksionit tonë do jetë i fokusuar tek beteja për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka qenë problem gjatë këtyre viteve të qeverisjes së Ramës se kurrë nuk është zhvilluar procesi normal zgjedhor. Për herë të parë nuk ka patur asnjë reformë kuptimplotë zgjedhore.

Gjata qeverisjes së PD çdo kërkesë e opozitës së asaj kohe është shoqëruar me një reformë kuptimplotë zgjedhore.

Motoja jonë e aksionit politik dhe parlamentar është që nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kemi përcaktuar edhe tre çështjet e interesit kombëtar ku do të fokusohet puna jonë, që ka të bëjë me propozimin tonë për vendosjen e  minimumit jetik për të ndihmuar shtresat në nevojë, e dyta projektligji për rritjen e pensioneve, me qëllim rritjen e pensioneve për shtresat në nevojë. Kemi caktuar edhe çështjet që do ndiqen me projektligjet që qëndrojnë të fjetura në Kuvend.

Mazhorana ka shkelmuar çdo mundësi të opozitës në një shoqëri demokratike dhe detyra jonë është ti qëndrojmë përballë”, tha ndër të tjera Bardhi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts