Kryeministri serb, Millosh Vuçeviç, në forumin e Bledit në Slloveni, tha se Serbia ka objektiv për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian me të drejta të barabarta, por shtoi se kanë dhe të drejtën për të mbrojtur interesat e tyre kombëtare.
Ai deklaroi se nuk kanë sanksionuar Rusinë sepse nuk besojnë te ajo politikë. Ndër të tjera tha se kanë respekt për Ukrainën pasi nuk njohin pavarësinë e Kosovës.
“Ne jemi një vend i pavarur me objektivin për t’u bërë pjesë e BE por kemi të drejtën për të mbrojtur interesa kombëtare. Ne nuk bëjmë asgjë pas shpinën. Kemi mendim ndryshe kur vjen fjala për sanksionet. Ne si Serbi patëm sanksione që na imponuam në vitet 90 dhe nuk besojmë te kjo politikë.
Besoj se të gjithë ne duhet të përpiqemi për të parë fundin e konfliktit në Ukrainë, Serbia njeh integritetin territorial të Ukrainës. Ukraina është mike e ngushtë e jona. Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kemi një respekt të plotë”, tha Vuçeviç.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co