Bota

“Kur ftoni njerëz nga Ballkani mos vini kronometra!”- Forumi Strategjik i Bledit, Rama: Puna e Putinit ka ndihmuar BE të kuptoj që jeton në një botë paralele

kur ftoni njerez nga ballkani mos vini kronometra forumi strategjik i bledit rama puna e putinit ka ndihmuar be te kuptoj qe jeton ne nje bote paralele
kur ftoni njerez nga ballkani mos vini kronometra forumi strategjik i bledit rama puna e putinit ka ndihmuar be te kuptoj qe jeton ne nje bote paralele





































Kryeministri Edi Rama, nga Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni ku diskutohet zgjerimi i Bashkimi Evropian dhe sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor, është shprehur se “puna e zellshme e Putinit për të pushtuar një vend, ka ndihmuar BE të kuptoj që jeton në një botë paralele”.

Kreu i qeverisë është shprehur shpresëplotë sa i përket integrimit në BE, duke shtuar më tej se duhet të punojmë që të jemi të gatshëm të futemi në hapësirat e ndryshme më BE, që përpara planit të rrijtjes, ishte diçka e palejuar.

Më tej kryeministri nuk ka kursyer as batutat me moderatorin e panelit të diskutimit, të cilit i tha se “kur ftoni njerëz nga Ballkani mos vini kronometra se është shumë gjerman dhe nuk më pëlqen, të qenit shumë gjerman nuk është mirë”.

Rama: Ja u kam thënë pak ditë më parë, kur ftoni njerëz nga Ballkani mos vini kronometra se është shumë gjerman dhe nuk më pëlqen, të qenit shumë gjerman nuk është mirë.

U ndjeva i inkurajuar se dëgjova dikë që në emër të një shteti anëtar që tha atë që e kemi thënë më parë, se është puna e zellshme e Putinit për të pushtuar një vend për të ndihmuar BE të kuptoj që jeton në një botë paralele. Këto bote paralele planvendosen dhe ajo që Ursula tha është inkurajuese, ajo prezantoi planin e rritjes dhe ky plan është vënë në rrugën e duhur.

Jemi shpresëplotë që shumë gjëra do të ndodhin, ndërkohë që na duhet të kryejmë të gjithë punën neurotike. Duhet të punojmë që të jemi të gatshëm që të futemi në hapësirat e ndryshme më BE, që përpara këtij plani të ri rritjeje ishte diçka e palejuar për ne. Është në moment ku ndihem pozitiv për BE.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts