Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Jashtëm dhe i Mbrojtjes së Irlandës, Micheal Martin përsëriti nevojën për armëpushim urgjent në Gaza dhe në të gjithë rajonin, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Irlandës, Martin në bisedën e tij telefonike me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi, u bëri thirrje palëve për vetëpërmbajtje.
“Duke tërhequr vëmendjen për përgjegjësinë e Iranit për këtë çështje, i kërkova të përdorë ndikimin e tij pozitivisht dhe përsërita nevojën për armëpushim urgjent në Gaza dhe në të gjithë rajonin”, deklaroi Martin.
Gjatë bisedës Martin tha se duhet të shmanget që spiralja e dhunës, e cila nuk do t’i shërbejë asnjë qëllimi dhe do ta vështirësonte edhe më shumë arritjen e paqes të shndërrohet në një luftë rajonale.
“E bëra të qartë se Bashkimi Evropian (BE) është i gatshëm të krijojë lidhje me Iranin nëse është serioz për të demonstruar përkushtimin e tij për paqen në të gjithë rajonin. Ne diskutuam edhe për luftën agresive që Rusia zhvillon kundër Ukrainës dhe i bëra thirrje Iranit që të ndalë mbështetjen ushtarake për Rusinë”, tha Martin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co