Bota

KE-ja do të ketë një komisioner për zgjerim, ja kush pritet ta drejtojë…

ke ja do te kete nje komisioner per zgjerim ja kush pritet ta drejtoje
ke ja do te kete nje komisioner per zgjerim ja kush pritet ta drejtoje

Përbërja e re e Komisionit Evropian do të përfshijë një komisioner për zgjerim, njoftoi sot presidentja e këtij organi, Ursula von der Leyen.

Kjo e fundit deklaroi në Forumin Strategjik të Bled-it se çështja e zgjerimit u rikthye në “krye të agjendës politike” në mbledhjen e fundit të komisionit. Në mbledhjen e re ky proces duhet të përshpejtohet më tej dhe të marrë “vëmendjen e plotë”.

“Prandaj, në përbërjen e re të Komisionit Evropian, e cila duhet të prezantohet së shpejti, do të jetë edhe një komisioner për zgjerim”, njoftoi Von der Leyen, shkruan index.hr.

Kryetari i KE-së tha se zgjerimi është një “investim” në sigurinë evropiane dhe konkurrencën ekonomike dhe bëri të ditur se gjashtë vendet kandidate së shpejti do të prezantojnë planin e tyre të reformës, i cili do të shpërblehet me investime evropiane në vlerë totale prej gjashtë miliardë eurosh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts