Komplikohet çështja Hysaj te Lazio, mbrojtësi kuqezi përfundon në tribuna

komplikohet ceshtja hysaj te lazio mbrojtesi kuqezi perfundon ne tribuna
komplikohet ceshtja hysaj te lazio mbrojtesi kuqezi perfundon ne tribuna

I përjashtuar nga lista e lojtarëve të Lazios në Serie A, Elsi Hysaj përfundon në tribuna. Mbrojtësi kuqezi nuk arriti të gjente dot një skuadër për sezonin e ri dhe sipas mediave italiane, klubi kryeqytetas ka vendosur që gjithsesi, të paguajë lojtarin, edhe pse ka një rrogë prej 2.8 milionë euro.

Nuk dihet ende përfundimisht sesi do shkojnë gjërat, pasi merkato është e hapur në disa vende. Për herë të parë pas disa vitesh qëndrimi në Serie A, Hysaj gjendet në një pozicion aspak të mirë.

Lazio e këtij sezoni nuk e sheh futbollistin si pjesë të domosdoshme të grupit, çka është kuptuar në këtë fillim sezoni. Për t’u theksuar fakti se bëhet fjalë për një mbrojtës, që numëron më shumë se 100 ndeshje në Serie A.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →