Bota Sport

Kthesë e papritur e ngjarjeve me Osimhen, lojtari i përjashtuar nga Napoli është gati të transferohet te klubi i njohur

kthese e papritur e ngjarjeve me osimhen lojtari i perjashtuar nga napoli eshte gati te transferohet te klubi i njohur





































Viktor Osimhen po bëhet gati t’i japë lamtumirën Napolit, ndonëse jo në mënyrën se si kishin shpresuar palët. Pasi dështuan marrëveshjet për ta çuar në Francë, Angli apo në Arabinë Saudite, shpëtimi për të dy palët duket se do të vijë nga Turqia ku merkato mbetet ende e hapur.

osimhen

Osimhen është lënë jashtë planeve nga klubi i cili ka bërë të ditur se nuk do e kthejë në ekip pasi ai kishte refuzuar transferimin sipas kushteve që kishte bërë pala italiane. Në këtë situatë, Napoli mbetej me një lojtar i cili i kushtonte shtrenjtë në bilancin e klubit dhe do të zhvlerësohej më shumë në treg duke qëndruar si spektator në pritje të janarit apo verës së ardhshme.

Megjithatë, në skenë sot ka hyrë Gallatasaraj. Dëmtimi i Mauro Ikardit që do e lërë një javë larg fushave të lojës, ka bindur klubin e njohur turk të hidhet në sulm për Osimhen. Napoli ka marrë një ofertë shumë të leverdishme, për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit, me palën turke që do të përballonte gjithë shpenzimet për të.

Futbollisti ka dhënë pëlqimin e tij për këtë zgjidhje qoftë edhe të përkohshme dhe kësisoj palët po shkojnë drejt një marrëveshje që i jep frymëmarrje në këtë situatë të komplikuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts