Mbretëria e Bashkuar pezullon 30 licenca të eksportit të armëve në Izrael, Ministria e Jashtme britanike: Ekziston rreziku që armët tona të përdoren në shkelje të ligjit humanitar

mbreteria e bashkuar pezullon 30 licenca te eksportit te armeve ne izrael ministria e jashtme britanike ekziston rreziku qe armet tona te perdoren ne shkelje te ligjit humanitar





































Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të pezullojë 30 licenca të eksportit të armëve në Izrael, pasi një rishikimi nga qeveria e re laburiste, zbuloi një rrezik të qartë që armët e Mbretërisë së Bashkuar mund të përdoren në shkelje serioze të ligjit humanitar në lidhje me trajtimin e të burgosurve palestinezë dhe furnizimin me ndihmë për Gazën.

avion

Pezullimi përfshin komponentët si avionë ushtarakë, helikopterë dhe dronë. Zyra e Jashtme tha se rishikimi dy-mujor kishte ngritur shqetësime për mënyrën se si Izraeli ishte sjellë në konfliktin në Gaza.

Nuk është arritur asnjë përfundim përfundimtar nëse licencat e eksportit të armëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë kontribuar në shkatërrimin në territor, raporton The Guardian.

“Shkalla e shkatërrimit dhe numri i vdekjeve të civilëve shkaktuan shqetësim të madh”, tha Ministria e Jashtme.

Pezullimet përfaqësojnë një të dhjetën e 350 licencave ekzistuese nga MB.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →