Kryeministrat e Malajzisë dhe Zelandës së Re bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza

kryeministrat e malajzise dhe zelandes se re bejne thirrje per armepushim ne gaza
kryeministrat e malajzise dhe zelandes se re bejne thirrje per armepushim ne gaza

Kryeministri i Malajzisë Anwar Ibrahim dhe homologu i tij i Zelandës së Re Chris Luxon bënë thirrjen gjatë një konference të përbashkët shtypi në kryeqytetin malajzian, Kuala Lumpur.

“Ne të dy jemi shumë të bashkuar në thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm, duke i afruar palët në tryezën e bisedimeve dhe për të gjetur një zgjidhje me dy shtete,” u tha Luxon gazetarëve.

Anwar tha se perspektivat për një armëpushim nuk duken inkurajuese për momentin, duke thënë se kishte mungesë angazhimi nga vendet, veçanërisht SHBA, të cilët mund të ushtrojnë ndikimin e tyre për të ndaluar konfliktin.

“Shpresa e vetme është të angazhohen Shtetet e Bashkuara për të marrë një qëndrim më të fortë,” tha udhëheqësi malajzian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →