Është rrethuar tre herë nga ushtarët e Putinit, por nuk ka rënë, Ukraina: Po zhvillohen luftime të ashpra në qytetin e Avdijivkës

eshte rrethuar tre here nga ushtaret e putinit por nuk ka rene ukraina po zhvillohen luftime te ashpra ne qytetin e avdijivkes
eshte rrethuar tre here nga ushtaret e putinit por nuk ka rene ukraina po zhvillohen luftime te ashpra ne qytetin e avdijivkes

Ukraina raportoi për luftime të ashpra në qytetin e Avdijivkës, që gjendet përgjatë frontit të luftës, përderisa një gjeneral ukrainas shtoi se janë përgatitur pozicione të reja përreth kësaj qendre industriale, në kohën kur Rusia po intensifikon sulmet.

Ky njoftim i bërë më 16 shkurt erdhi një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi do të bëjë “gjithçka” për të shpëtuar jetën e njerëzve në këtë qytet simbolik, i cili është i rrethuar në tri anë nga forcat ruse.

“Beteja të ashpra po ndodhin brenda qytetit”, tha Oleksandr Tarnavskiy, gjeneral i ushtrisë ukrainase për zonën në lindje të shtetit.

“Trupat tona po përdorin të gjithë forcat dhe mjetet që kanë për të frenuar armikun”, shtoi ai përmes një postimi në rrjetet sociale.
Gjenerali Tarnavskiy tha se janë përgatitur pozicione të reja “dhe do të vazhdojnë të ndërtohen fortifikime më të fuqishme, duke pasur parasysh të gjitha skenaret”.

Ai tha se Kievi dëshiron të mbrojë trupat e tij.

“Ne çmojmë çdo pëllëmbë të tokës ukrainase, por vlera më e madhe dhe prioriteti ynë kryesor është ruajtja e jetës së ushtarëve ukrainas”, tha gjenerali Tarnavskiy.

Ai e cilësoi situatën në Avdijivka si “të vështirë, por të kontrolluar” dhe tha se komandantëve u është dhënë detyra “që të stabilizojnë situatën”.

Për muaj të tërë, Rusia po tenton që të marrë nën kontroll qytetin e Avdijivkës, që gjendet në rajonin lindor të Donjeckut. Rënia e këtij qyteti mund të jetë një fitore e rëndësishme për Rusinë, e cila ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →