Bota Sport

Rrapaj & Co, Partizanin e ringjall “garda e vjetër”! Merkatoja e të kuqve forcoi… pankinën

rrapaj co partizanin e ringjall garda e vjeter merkatoja e te kuqve forcoi pankinen





































Pas një fushate të vështirë në Europë dhe pasi humbi ndeshjen e parë në kampionat, Partizani nuk ka shkëlqyer, por ka dhënë sinjale pozitive në këto dy fitore të fundit.partizaniPër tu vlerësuar më së shumti është ai triumf kundër Skënderbeut, që ka rezultuar një kundërshtar i fortë për këdo deri më tani. Me Teutën skuadra luajti më mirë, por për atë çka kanë bërë në këtë start, për momentin durrsakët nuk mund të konsiderohen si barometër force 100% i besueshëm. Por përtej kësaj, çfarë po ndihmon në këtë ringritje të “demave”?

INDIVIDËT – Shumëkush mund të mendonte se pas zhgënjimit sa i përket merkatos, sepse nuk arriti të largohej jashtë vendit, Rrapaj do të kishte një start me “naze”, por jo. Pas largimit të Magetit dhe Muratajt, është vlonjati që ka marrë mbi supe organizimin dhe ndërtimin e aksioneve në mesfushën e kuqe. Ai duket se bën lojën “e pisët”, por edhe dhuron klas me talentin e tij.

Praktikisht, dy fitoret në këto dy javë të para mbajnë firmën e 23- vjeçarit. Për t’u shënuar është edhe paraqitja e Mba. Kundër Teutës shënoi gol, por më së shumti e rëndësishme është se pamë versionin më të mirë të tij, diçka që mungonte prej kohësh. Një tjetër element që ka spikatur ka qenë Mehmeti.

Ai ka zëvendësuar Magetin e larguar dhe po luan në rolin e numrit 6, ku ka shënuar një gol dhe ka gjetur veten, megjithëse mund të bëjë akoma më shumë. Në ndeshjen e fundit në mbrojtje pamë një paraqitje të kënaqshme të Sembene, por ky repart ka shumë lëvizje dhe ende nuk konsiderohet si pikë e fortë e ekipit.

GARDA “E VJETSHME” – Pas gjithë titullarëve të larguar, te Partizani prisnin një merkato ndoshta më të bujshme se kjo e verës, por në klubin e kuq duket se vendosën të ulin shpenzimet dhe të afrojnë lojtarë, që më së shumti i shërbejnë të ardhmes sesa të tashmes. Nisur nga këto lëvizje, zgjidhjet duket se janë gjetur te lojtarët që vjet konsideroheshin si lojtarë stoli ose ishin të dëmtuar.

Në mbrojtje Sota është zëvendësuar nga Bytyçi, i cili vjet u operua në gju dhe mungoi për një pjesë të madhe të sezonit. Në lidhje me Atanaskoskin ka pasur një alternim mes Zguros dhe Buxhelajt dhe kështu pritet të jetë përgjatë gjithë sezonit. Sa i përket mesfushës Mehmeti ka zëvendësuar Magetin, ndërsa Ismaili apo Kote kanë luajtur në rolin e Muratajt. Në sulm veçohet Zeka, si afrimi i vetëm që ka “blinduar” fanellën e titullarit, teksa Cara dhe Mba janë nga vjet.

MERKATO “STOLI” – Partizani në merkaton e verës afroi Piloton, Zguron, Zekën, Mintongon, Lalën, Osmanllarin dhe Shanajn. Në përjashtim të Zekës dhe Zguros, të cilët janë të vetmit në gjendje për të konkurruar për një fanellë titullari, në këtë start kampionati të gjitha blerjet e tjera janë lojtarë stoli ose… tribune.

Në këtë konstatim përjashtojmë Shanajn, i cili u afrua vetëm para pak ditësh. Më shumë se ekipin e parë, klubi i kuq duket se ka forcuar apo ka pasuruar pankinën e trajnerit Veselinoviç.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts