Bota Sport

Mungoi në ndeshjen kundër Egnatias, portieri i Tiranës drejt një skuadre të re

mungoi ne ndeshjen kunder egnatias portieri i tiranes drejt nje skuadre te re





































Në ndeshjen e fundit me Egnatian ra në sy mungesa e portierit të dytë të Tiranës, Leon Kozi.KOZIGardiani duhet të ishte në ekip, por në fund emri i tij nuk figuroi as në protokoll dhe nuk ishte as në dhomat e zhveshjeve. Burime jo zyrtare në klub bëjnë me dije se portieri mund të jetë largimi i radhës nga skuadra, pasi mund të ketë gjetur ekip ku të luajë.

Me Selmanin titullar dhe Harizajn të afruar në verë, Kozi kërkon një skuadër që të luajë. U fol për Laçin, nëse largohej Dajsinani, por gjërat nuk shkuan mbarë. Me shumë mundësi, Kozi do të shitet jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë që Leon Kozi është ai që luajti në “intermexon” e kampionatit të shkuar. Klubi ka kërkuar 200 mijë euro për ta lëshuar, por kjo kërkesë tani është ulur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts