Bota

Të paktën 10 të vdekur nga fundosja e një anijeje në Kanalin Anglez

te pakten 10 te vdekur nga fundosja e nje anijeje ne kanalin anglez
te pakten 10 te vdekur nga fundosja e nje anijeje ne kanalin anglez

Të paktën 10 persona kanë vdekur në brigjet e Francës veriore pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u përmbys mëngjesin e së martës, sipas autoriteteve të cituara nga mediat franceze.

Roja bregdetare franceze thotë se së shpejti do të japë informacion mbi operacionin e kërkim-shpëtimit, raporton BBC.

Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në Kanalin Anglez pas përmbysjes së varkës.

Nuk është ende e qartë se sa njerëz ishin në bordin e anijes kur ajo u përmbys në brigjet e Le Portel në Francën veriore.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin pritet të vizitojë zonën këtë pasdite.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts