Bota

Atentati me dy të plagosur në “Don Bosko”, autorët kanë qëlluar me pistoletë me silenciator! Gjendet i djegur një automjet në zonën e Kamzës

atentati me dy te plagosur ne don bosko autoret kane qelluar me pistolete me silenciator gjendet i djegur nje automjet ne zonen e kamzes





































Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me dy persona të plagosur në zonën e “Don Boskos” në Tiranës. Në ngjarjen e cila ndodhi pasditen e kësaj të marte (3 shtator) u plagosën Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç. Mësohet se autorët kanë përdor automatik me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar të shtëna.

plagosje don bosko

Mësohet se dy persona, të cilët u plagosën kanë qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës.

Autorët pasi kanë kryer krimin e rëndë janë larguar me një makinë, e cila është gjetur e djegur në zonën e Kamzës.

Mësohet se dy personat e plagosur ndodhen në spital. Kastriot Elezaj ka plagë në gjoks, ndërsa Renaldo Metushi a plumb në këmbë.

SHENJESTRA KASTRIOT ELEZAJ

Kastriot Elezaj 45 vjeç mësohet se është shënjestra e atentatit në Don Bosko.

Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari është një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar për trafik narkotikësh në Itali.

Vetëm pak muaj ka që ka ardhur në Shqipëri, pasi ka qenë ekstraduar në Itali. Pasi ka mbaruar dënimin është rikthyer në Shqipëri.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts