Bota

“Balluku ndryshoi projektin për të futur para në xhep”- Balliu nga protesta e banorëve të Thumanës: Ministrja, në vend që të vijë t’u përgjigjet qytetarëve, sjell policinë!

balluku ndryshoi projektin per te futur para ne xhep balliu nga protesta e banoreve te thumanes ministrja ne vend qe te vije tu pergjigjet qytetareve sjell policine





































Klevis Balliu u është bashkuar banorëve të Thumanës, të cilët po protestojnë për hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar.

balliu thumane

Balliu tha se kërkesa e banorëve është e thjeshtë, ata duan që të zbatohet projekti fillestar, ndërsa hodhi akuza ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, duke thënë se me urdhër të saj është vënë në funksion një projekt që nuk ekziston, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

“Mendoj që është gjëja më minimale ti mbështesësh këta banorë. Koncensionari ka përfituar një projekt X dhe banorët kërkojnë zbatimin e tij. Koncensionari me urdhër të Ballukut po vë në funksion një projekt që nuk ekziston, sepse ai i pari i ka daljet. Banorët kërkojnë këtë dalje. Nëse bëhet dalja, mbyllet protesta. Dalja nuk bëhet për përfitime monetare. Pse nuk ka ndryshuar çmimi, por projekti?

Nuk bëhen investime në rrugë të tilla me pagesë, pa patur rrugë dytësore. Këtu nuk i jepet rasti për rrugë dytësore.

Banorët nuk janë kundër rrugës, duan projektin. Balluku e ka ndryshuar projektin që të fusë para në xhep. Balluku në vend që t’u përgjigjet qytetarëve, sjell policinë. Pse duhet të përplase policia me banorët që të fitojë lekë Balluku?”, tha Balliu.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts