Bota

‘Çmendet’ diktatori i Venezuelës, Maduro ndryshon me dekret datën e Krishtlindjeve: Festimet do të nisin më 1 tetor

cmendet diktatori i venezueles maduro ndryshon me dekret daten e krishtlindjeve festimet do te nisin me 1 tetor





































Diktatori i çmendur i Venezuelës, Nicolas Madura me anë të një dekreti, caktoi se festimet e Krishtlindjeve do të nisin në muajin tetor, konkretisht në datën 1.

maduro

Nicolás Maduro tha se ai po ndryshonte kalendarin e festave të vendit sepse tashmë po ndihej më festiv.

“Është shtator dhe tashmë ka erë Krishtlindjesh. Kjo është arsyeja pse këtë vit, në mirënjohje ndaj jush, unë do të dekretoj avancimin e Krishtlindjeve në 1 tetor’, tha ai.

Udhëheqësi autoritar i Venezuelës, i cili po përballet me atë që ekspertët e quajnë sfidën më të madhe politike të sundimit të tij të trazuar 11-vjeçar, u premtoi të gjithë venezuelianëve një Krishtlindje të “paqes, lumturisë dhe sigurisë”.

Kjo nuk është iniciativa e parë e këtij lloji: në vitin 2020, presidenti shpalli fillimin e festave më 15 tetor, dhe në 2021 e çoi atë në 4 tetor.

Gjatë javëve para Krishtlindjeve, qeveria venezueliane zakonisht intensifikon ndihmën dhe bonuse, veçanërisht nëpërmjet shpërndarjes së pakove ushqimore, praktikë kjo që filloi në vitet më të këqija të krizës ekonomike.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts