Bota Sport

Interi nuk donte, por Lautaro zbarkon në Argjentinë: Jam mirë, krenar për këtë fanellë

interi nuk donte por lautaro zbarkon ne argjentine jam mire krenar per kete fanelle




































Tek Interi shpresonin që Lautaro Martinez këtë herë të qëndronte në Milano për të gjetur formën e duhur për vazhdimësinë e sezonit, por “El Toro” nuk është nga ata që bën “finte”.

Inter-Milan-Striker-Lautaro-Martinez-1-scaled

Kapiteni zikaltër i është përgjigjur pozitivisht ftesës së trajnerit Lionel Skaloni për të qenë prezent me kombëtaren e Argjentinës në dy ndeshjet eliminatore, që këta të fundit do të luajnë kundër Kilit dhe Kolumbisë. Janë 2 sfida të vlefshme për eliminatoret e Botërorit dhe sigurisht që heroi i Kupës së Amerikës nuk mund ta braktiste ekipin në këtë moment.

Shumë gazetarë e kanë pritur në aeroport dhe janë interesuar për gjendjen e tij. “Çdo grumbullim për mua është special. Unë dua që ta shijoj çdo moment me kombëtaren dhe si gjithmonë jap maksimumin në fushën e lojës. Kjo fanellë do të thotë shumë për mua dhe sa herë që e vesh ndiej një krenari të madhe. Jam shumë mirë fizikisht, nuk kam asnjë problem”, ka thënë Lautaro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts