Bota

“Popull mos na lini pas dore”- Mesazhi i një pengu izraelit pak para se të vdiste: Kushtet tona të jetesës janë shumë të vështira, nuk ka ushqim dhe…

popull mos na lini pas dore mesazhi i nje pengu izraelit pak para se te vdiste kushtet tona te jeteses jane shume te veshtira nuk ka ushqim dhe





































Hamasi publikoi një video të të ndjerit Ori Danino, një nga gjashtë pengjet izraelite që u gjet i vdekur në Gaza.

pengu

Videoja fillon me një montazh të fotografive të gjashtë pengjeve të vdekur që dyshohet se Hamasi i vrau pak para se të gjendeshin prej forcave izraelite në një tunel nën Rafah.

Danino pasi prezantohet, tregon se ku ka lindur dhe zbulon vendin ku është marrë peng, shkruan Jerusalem Post.

“Kushtet tona të jetesës janë shumë të vështira, nuk ka ushqim, ujë dhe energji”, thotë ai ndërsa shton se ka të shtëna dhe bombardime pa pushim.

Ai fajëson kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e luftës se kishin “dështuar më 7 tetor”.

“Sot po përpiqeni të na vrisni njëri pas tjetrit në përpjekjet e dështuara për shpëtim”, deklaroi Danino ndërsa iu lut popullit izraelit “mos na lini pas dore”.

Në fund të videos shfaqen fjalët që thonë “Marrëveshje shkëmbimi = liri dhe jetë. Presioni ushtarak = vdekje dhe dështim”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts