Bota

Simbol i fuqisë industriale të Gjermanisë, gati të “ulë qepenat”/ “Volswagen” paralajmëron mbylljen, çfarë pritet të ndodhë sot në selinë e gjigandit të makinave

simbol i fuqise industriale te gjermanise gati te ule qepenat volswagen paralajmeron mbylljen cfare pritet te ndodhe sot ne seline e gjigandit te makinave
simbol i fuqise industriale te gjermanise gati te ule qepenat volswagen paralajmeron mbylljen cfare pritet te ndodhe sot ne seline e gjigandit te makinave

Dita e sotme pritet të jetë e tensionuar në selinë e Volswagen në Gjermani.

Ndërsa kompania deklaroi se do të përgatisë terrenin për mbylljen e fabrikave në këtë vend, pritshmëritë janë që drejtuesit të përballen me një forcë punëtore të tensionuar nën frikën e shkurtimeve në staf, si masë paraprake.

Reuters bën me dije se arsye për mbylljen e fabrikave është mungesa e porosive për makina, nga brenda dhe jashtë vendit, gjë që ka ndikuar edhe gjigandin gjerman të prodhimit të makinave.

“Industria evropiane e automobilave është në një situatë shumë serioze. Mjedisi ekonomik u bë edhe më i ashpër dhe konkurrentë të rinj po hyjnë në tregun evropian. Gjermania në veçanti si një vend prodhimi po mbetet më mbrapa për sa i përket konkurrencës”, tha CEO i Volkswagen Group, Oliver Blume.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts