Interi ka marrë kreun. Dhe nuk është më rastësi. Po flasim për një skuadër që sezonin e kaluar qëndroi 37 javë në krye nga 38 në total.Dhe tani, në kilometrin e tretë të kësaj gare ka nisur të komandojë sërish grupin. Aty, ku ndjen se do të qëndrojë për një kohë të gjatë. Nuk e ndjen presionin, por kërkon të vazhdojë këtë rrugë dhe ta shkarkojë diku tjetër. Java e fundit e kampionatit, mes dominimit të Atalantës dhe vështirësive të Juventusit ka shtuar besimin e fortë në botën zikaltër: Asnjë ekip nuk është si ne. Dhe e përkthyer ndryshe: Ne bëjmë tonën, nëse nuk e ulim nivelin, askush nuk ka arrin dot. As Juventusi, sepse është e kot të fshihemi. Është pikërisht skuadra e Tiago Motës rivali me më shumë kreditë për titullin kampion. Interi e sheh me vëmendje, por jo me shqetësim “Zonjën e Vjetër”. Pas 3 javësh, skuadra e Inzagit ka treguar se ylli i dytë në kraharor është një inspirim, tani bëhet fjalë vetëm për shkëputje. Interi kërkon t’i japë vazhdim magjisë dhe të krijojë distancë me ndjekësit deri në javën e nëntë të kampionatit, kur do të luhet dueli direkt me Juventusin. Zikaltrit duan që të shkojnë aty me një situatë të qartë dhe madje me ndonjë pikë më shumë.
TË MËSUAR- Dhe ja ku janë disa nga motivet pse Interi ndihet i fortë. Tani që e mori kreun nuk do ta lëshojë më. Dhe qëndrimi në krye është bërë një ves i bukur. Interi është një klub që nga sezoni 2021 kur fitoi titullin kampion me Konten, nuk ka reshtur së ngrituri trofe. Është duke kaluar një cikël fitues, me një grup lojtarësh që janë rritur vit pas viti dhe me të rinj që integrohen më së miri. Që nga dita e parë kur erdhi në botën zikaltër, presidenti aktual Bepe Marota ka theksuar rëndësinë e krijimit të një grupi lojtarësh që të transmetojnë mentalitetin fitues dhe idenë e një familjeje. U tha u bë. Dhe tani po merren frytet. Ky është një avantazh i dukshëm dhe një status që asnjë skuadër nga ato që do të luftojnë për titullin nuk e ka. Dhe është diçka që peshon, në qasjen gjatë ndeshjeve për të larguar presionin. Sezonin e kaluar, Interi dëshmoi qartë objektivin që ishte titulli kampion dhe ia doli me një distancë me të tjerët. Dhe për këtë arsye kërkon një tjetër shkëputje që në start. Do të ishte një goditje nën brez për moralin e kundërshtarëve.
RRITJA- Nga Lautaro te Zielinski, të tjera armë të forta për Inzagin. Një tjetër motiv është mundësia e përmirësimit që ka kjo skuadër. Inzagi nuk e ka “motorin” në xhirot maksimale. Por është një diskutim që vlen edhe për kundërshtarët. Juventusi për shembull nuk i ka ingranuar të rinjtë, por as Interi nuk e ka eksploruar Zielinskin. Ka pasur një Lautaro as në 50% të formës së tij, në aspektin fizik dhe realizues. Dhe Taremi gjithashtu, pavarësisht se ka treguar gjëra pozitive, erdhi pas një dëmtimi. Si për të thënë, që ka ende material për t’u përpunuar dhe për të dalë sa më mirë.
TRUKU- Stimuj të rinj edhe me “prekjet” taktike. Është një tjetër motiv i trukut fitues të Inzagit. Interi thjesht duket sikur është i njëjtë sepse brenda ka një impiant taktik të stabilizuar, ku trajneri shpi heraherës lëvizje befasuese. Ndoshta janë thjesht lëvizje të vogla në fushën e lojës për protagonistët, por kanë një vlerë dyfish. Së pari sepse çorientojnë kundërshtarin dhe e befasojnë atë. E dyta sepse stimulon vetë futbollistët e tij që të përmirësohen në fushën e lojës. Sikur një “file” të azhurnohet gjithmonë. “Mos filloni të bëni shpikje dhe të tregoni histori të kota”, tha Bastoni pas barazimit në javën e parë me Xhenoan. Kishte të drejtë. Ka të drejtë i gjithë Interi.
GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co