Si ndryshojnë pensionet në tetor? Eksperti Hoxha: Në këtë muaj, marrin bonus deri në 100 mijë te vjetra personat që…

si ndryshojne pensionet ne tetor eksperti hoxha ne kete muaj marrin bonus deri ne 100 mije te vjetra personat qe
si ndryshojne pensionet ne tetor eksperti hoxha ne kete muaj marrin bonus deri ne 100 mije te vjetra personat qe

Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, duke folur në Çështja e ditës në News 24 për faktin që në tetor priten disa bonuse shtesë të pensioneve, tha se ata persona që kanë pension të ulët, në këtë muaj do të marrin 50 mijë të vjetra deri në 100 mijë lekë më shumë sesa zakonisht.

Hoxha u shpreh se nga bonusi i tetorit pritet që të përfitojnë 230 mijë pensionistë, kryesisht ata që kanë pensione të ulëta, ku përfshihen pensionet e pjesshme, të kooperativave apo të ulëta në vlerë monetare.

Eksperti Kujtim Hoxha: Qeveria ka për detyrë indeksimin e inflacionit. Nga indeksimi, çdo pensionist do fitojë më shumë, 1900 lekë në muaj mesatarisht. Pensionet e ulëta do shtohen 50 mijë deri në 100 mijë lekë të vjetra vetëm njëherë, në tetor, kur do jetë bonusi. Pensionet e ulëta janë ato që nuk kanë plotësuar vitet e punës, pension kooperative, janë 230 mijë pensionistë, janë dhe pensionistët në qytet me pension të ulët. Grupi që merret me këtë punë nuk është transparent, duhet ta kishte edhe pjesëmarrjen e grupeve të interesit.

Aktualisht kemi administratë shtetërore shumë të fryrë, që janë 28 përqind, ndërsa në vendet e rajonit është maksimumi 18 përqind. Si ka mundësi që fryhet administrata, kur ke futur E-Albania? Nga 92 mijë vetë në administratë publike ka shkuar në mbi 147 mijë. Administrata mund të ulej në numër dhe të shtohej vëmendja ndaj pensionistët. Duhet pasur vëmendje për nënat me shumë fëmijë, për invalidët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →