Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i rëndë në Durrës, ku djali vrau me armë zjarri babanë e tij, Enver Balla, më pas trupin e tij e hodhi në një pus.
Për të fshehur krimin e rëndë, djali i viktimës e kishte denoncuar babanë si të zhdukur. Ngjarje e cila u referua edhe nga policia.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po vijon punën për kapjen e autorit të krimit, shtetasit Esmerald Balla.
Pas hetimeve është arritur të zbardhet ngjarja, ndërsa historia duket sikur përsëritet me ngjarjen tragjike të 10 shkurtit po në Shënavlash të Durrësit, ku 3 fëmijët vranë babanë Pëllumb Metën.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co