Faqja e cila është bërë e njohur për publikimin me pagesë të përmbajtjeve erotike dhe pornografike, “OnlyFans”, ka nisur të rekrutojë persona të njohur që të hapin kanalet e tyre. Synimi i saj është që të rivalizojë me rrjetet e tjera sociale si YouTube dhe TikTok sa i përket materialeve që nuk janë me “pullë të kuqe”.
Këngëtarë të njohur, aktorë e tashmë dhe futbollistë kanë filluar të bëhen “ambasadorë” të saj dhe pjesë e “OnlyFans” është bërë edhe një emër shumë i njohur si Douglas Kosta. Ish-futbollisti i Juventusit, tanimë pjesë e Sidnej FC në Australi, ka zbuluar se ka hapur një adresë në këtë platformë dhe do të publikojë atje materiale ekskluzive për fansat e tij.
“Kam vendosur t’i bashkohem “OnlyFans” pasi jam i bindur për besueshmërinë e kompanisë dhe potencialin e saj. Kjo zgjedhje ka gjithçka që duhet për të qenë interesante. Kjo faqe kërkon atletë që të jenë ambasadorë të markës dhe kjo ka një impakt të madh në treg. Për këtë arsye jam më shumë se i lumtur që bëhem pjesë, sidomos si një prej pionierëve në segmentin e futbollit”, tha Douglas Kosta për vendimin që ka marrë.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co