ZYRTARE/ Mats Humels zbarkon në Serinë A, mbrojtësi gjerman firmos për një sezon

zyrtare mats humels zbarkon ne serine a mbrojtesi gjerman firmos per nje sezon





































Mats Humels do të provojë edhe kampionatin italian të futbollit në vitet e fundit të karrierës së tij. Futbollisti i cili ka bërë një karrierë të shkëlqyer me skuadra si Bajern Mynih e Borusia Dortmund, tashmë do të jetë pjesë e Romës, të cilës iu bashkua sot pasi firmosi kontratën si futbollist i lirë.

humels1

Humels kreu sot të gjitha vizitat mjekësore dhe më pas firmosi marrëveshjen njëvjeçare me klubin italian. AI do të përfitojë 2,5 milionë euro në këtë vit, plus bonuse që kanë lidhje me pranitë e tij në fushë dhe objektivat e arritur nga klubi i cili zyrtarizoi marrëveshjen mes palëve me komunikatat në rrjetet sociale.

“I lindur në vitin 1988, gjermani është një mbrojtës qendre me eksperiencë të madhe ndërkombëtare. Ai ka mbi 600 ndeshje në të gjitha kompeticionet, kombëtare e ndërkombëtare, 78 ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij, përtej 16 trofeve të fituar mes klubit dhe përfaqësueses, mes të cilëve edhe Kupën e Botës 2014”, shkruhej në njoftimin e Romës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →