Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të mërkurë (4 shtator) Xhorxhian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 4 persona humbën jetën dhe 9 të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri në shkollë.
Të shtënat tmerruan nxënësit dhe i lanë ata të strehuar në klasa të mbyllura, ndërsa njëri prej tyre i ka dërguar një mesazh prindërve në momentin kur ndodhi ngjarja.
“Shkolla u qëllua, kam frikë, nuk po bëj shaka”- i dërgoi mesazh nënës së tij, Erin Clark djali Ethan Clark, në orën 10:23 të mëngjesit, sipas një postimi në Facebook.
“Unë të dua”, i tha ai nënës.
“Të dua edhe unë ty,” u përgjigj ajo ndërsa i tha se po linte punën dhe po nxitonte për ta marrë atë.
Kur ajo e pyeti se ku ishte, ai u përgjigj: “Në klasë. Dikush ka vdekur.”
Kur ajo arriti në shkollë, përfundimisht gjeti djalin e saj Ethan me shokët e tij të klasës të evakuuar.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co