Marvin Çuni po bëhet gati t’i japë lamtumirën Italisë, për të udhëtuar drejt Rusisë, ku do t’i bashkohet skuadrës së Rubin Kazan. Palët janë në negociata prej javësh, por marrëveshja nuk është finalizuar për shkak se ka disa pengesa që lindin si pasojë e Bajern Mynih.
Në marrëveshjen e transferimit te Frozinone nga bavarezët, të cilët zotëronin kartonin e Çunit deri vitin e kaluar, ishte saktësuar se 50% e vlerës së shitjes së tij të ardhshme do të shkonte në arkat e klubit gjerman. Kjo ka bërë që Frozinone të kërkojë një shifër mes 1,5-2 milionë euro për sulmuesin, duke llogaritur se një pjesë e madhe do të kalojë më pas te Bajerni.
Në këtë pikë, Rubin Kazan është gati të shpenzojë për një lojtar që e sheh si zëvendësuesin ideal të Mirlind Dakut. Por kjo pagesë drejt Italisë nuk është e thjeshtë për t’u realizuar për shkak të sanksioneve që janë vënë ndaj Rusisë si pasojë e luftës. Klubet ruse kanë gjetur mënyrën se si të anashkalojnë këto sanksione duke programuar transaksionet bankare me Italinë të shtrira në vite, por duhet që në këtë rast edhe Bajern të bjerë dakord për këtë mënyrë pagese.
Kjo ka bërë që marrëveshja të vonohet dhe ka shtyrë udhëtimin e Çunit drejt Rusisë për vizitat mjekësore dhe firmën me atë që pritet të jetë klubi i tij i ri.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co