Papa Françesku bën thirrjen: Feja të mos përdoret për nxitje të konflikteve

papa francesku ben thirrjen feja te mos perdoret per nxitje te konflikteve





































Papa Françesku paralajmëroi kundër përdorimit të fesë për të nxitur konflikte. Ky apel u bë në kuadër të një deklarate që ai nënshkroi me imamin e madh të Indonezisë, para mbajtjes së një meshe në Xhakartë.

papa

Nënshkrimi i deklaratës në xhaminë Istiqlal, ishte një prej hapave të fundit kyç të vizitës treditore të Françeskut në Indonezi, shtetin me popullsinë më të madhe myslimane në botë.

Harmonia fetare ka qenë në qendër të udhëtimit të papës.

Në fjalimin në xhami, Françesku tha se “nëse shikojmë më thellë… ne do ta zbulojmë se të gjithë jemi vëllezër, të gjithë pelegrinë, të gjithë në rrugën tonë për te Zoti”.

Teksa paralajmëroi kundër përdorimit të fesë për të nxitur konflikte, ai po ashtu tha se kriza mjedisore është kërcënim ekzistencial për civilizimin njerëzor.

Gjatë vizitës në Indonezi ai u takua me udhëheqësit e gjashtë feve zyrtare në Indonezi.

“Ne duhet të marrim përgjegjësinë që të adresojmë me seriozitet krizat që kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit, sikurse luftërat dhe konfliktet…. dhe krizat mjedisore, të cilat janë pengesë për rritjen dhe bashkëjetesën e popujve”, tha Françesku.

Gjatë vizitës së papës në xhaminë Istiqlal, kryemami Nasaruddin Umar lexoi pjesë të Kuranit dhe një vajzë e verbër një pjesë nga Bibla.

Kjo xhami gjendet përballë katedrales në Xhakartë dhe dy objektet janë të lidhura “nga tuneli i miqësisë”, si një simbol i vëllazërisë fetare.

Françesku vizitoi tunelin para se të takohej me kryeimamin.

Françesku ka vizituar disa shtete me shumicë myslimane dhe më 2019 ai vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nënshkroi një dokument për vëllazëri mes popujve me imamin e madh të këtij shteti.

Në Indonezi, 242 milionë persona, apo 87 për qind e popullsisë janë myslimanë. Ndërkaq, afër 8 milionë, apo afër 3 për qind janë katolikë./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →