Bota

Sërish alarm në Ukrainë, Kievi përballet me një valë të re sulmesh ruse

serish alarm ne ukraine kievi perballet me nje vale te re sulmesh ruse
serish alarm ne ukraine kievi perballet me nje vale te re sulmesh ruse

Mëngjesin e 5 shtatorit, autoritetet e qytetit urdhëruan banorët e Kievit që të mos largohen nga strehimoret, teksa Rusia kreu sulmet me dronë kundër kryeqytetit ukrainas.

Sulmet e Rusisë ndaj Kievit nisën gjatë natës.

“Ende janë disa dronë në hapësirën ajrore të kryeqytetit. Mos u largoni nga strehimoret”, paralajmëroi qytetarët kreu i Kievit, Vitaliy Klitschko.

“Alarmet për sulme ajrore po vazhdojnë. Mbrojtja ajrore po punon në kryeqytet. Qëndroni në strehimore derisa të ndalen alarmet”, këshilloi banorët kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.

Ushtria ukrainase tha se edhe në disa rajone të tjera, përfshirë Çernihivin dhe Sumin, po sulmohen me dronë nga Rusia, shtet që nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts