Bota

Zjarri në zonën e ish-kombinatit të Metalurgjikut, policia shpall në kërkim administratorin e fabrikës së prodhimit të plastikës

zjarri ne zonen e ish kombinatit te metalurgjikut policia shpall ne kerkim administratorin e fabrikes se prodhimit te plastikes





































Policia ka shpallur në kërkim administratorin e fabrikës së prodhimit të plastikës në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik në Elbasan, që u përfshi nga një zjarr masiv pasditen e së mërkurës (4 shtator).

zjarri fabrika plastike elbasan

Policia bën me dije se si pasojë e tymit të cliruar nga zjarri, u shkaktua ndotje e ajrit.

“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin K. B., 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën palstike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit K. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”. njofton policia.

Kujtojmë se nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar, u regjistrua vetëm dëme materiale.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts