Zbulohet rrogat e Arsenalit, ja kush është futbollisti më i paguar

zbulohet rrogat e arsenalit ja kush eshte futbollisti me i paguar





































Pagat e Arsenalit për sezonin 2024-25 janë zbuluar ndërsa lojtari më i paguar është Rahim Sterling, afrimi i ditës së fundit të merkatos. “Topçinjtë” do të jenë të dëshpëruar për të bërë një hap më shumë në Premier Ligë këtë vit, pasi u ndanë nga kampionët e Mançester Sitit me vetëm dy pikë sezonin e kaluar.gdsggMikel Arteta forcoi skuadrën e tij me një sërë afrimesh të reja në merkaton e verës. David Raja e bëri transferimin e tij në formë huazimi nga Brentfordi të përhershëm, ndërsa Rikardo Kalafiori dhe Mikel Merino iu bashkuan me skuadrën për një total prej 70 milionë paundësh. Portieri Neto u transferua si rezervë e Rajas, me Aron Ramsdejlin që u transferua te Sauthemptoni. Por ishte nënshkrimi i Sterlingut nga Çelsi në orët e fundit të merkatos, operacioni më i bujshëm i ditës së fundit të saj, gjë që befasoi jo pak. Sulmuesi 29-vjeçar, u përjashtua nga stërvitjet e ekipit të parë nga trajneri i ri i Bluve, Enco Mareska, ndërsa iu komunikua se nuk ishte më pjesë e planeve të tij. Por Arteta ndërhyri për t’i ofruar anësorit një rrugë shpëtimi, duke u ribashkuar me lojtarin me të cilin ka punuar te Mançester Siti. Kontrata e Sterlingut me Çelsin e sheh atë të fitojë 325.000 paund në javë.

Dhe ardhja e tij në “Emirates” e bën atë edhe lojtarin më të paguar të klubit. Megjithatë, Arsenali do të paguajë jo më shumë se 50 për qind (162.500 paund) të rrogave të Sterlingut, me Çelsin që mbulon pjesën tjetër. Sterling parakaloi Kai Havercin si fituesi numër 1 i klubit, me gjermanin që paguhet 280.000 paund në javë. Gabriel Zhezus (265.000 paund), Deklan Rajs dhe kapiteni Martin Odegard (të dy 240.000 paund) plotësojnë pesëshen e parë me Tomas Partejn me 200.000 £. Bukajo Saka fiton 195.000 £ në javë, duke lënë pas lojtarë si Uilliam Saliba (190.000 £), Gabriel Martineli (180.000 £) dhe Ben Uajt (150.000 £). Marrëveshja me mbrojtësin e ri Kalafiori, i kushton klubit 120.000 £ në javë, ndërsa rroga e mesfushorit Merino mendohet se është rreth 90.000 £, njësoj sa ajo e Leandro Trosardit dhe Jurrien Timberit.

Çuditërisht, Raja është një nga lojtarët më pak të paguar, me 85.000 £. Portieri spanjoll paguhet më shumë vetëm sesa Jakub Kivior (58.000 £) dhe Neto (50.000 £). Të diplomuarit e Akademisë, Emil Smith Rou dhe Edi Nketiah u larguan nga klubi për shifra të konsiderueshme. Markinjos, Albert Sambi Lokonga, Nunjo Tavaresh, Karl Hain, Fabio Vieira dhe Reis Nelson, të gjithë u larguan në formë huazimi. Ky i fundit iu bashkua Smith Rout te Fulhami së bashku me ish-lojtarët e “topçinjve”, Aleks Iuobi dhe Bernd Leno. Megjithtë, yjet e Arsenalit janë ende shumë larg fituesve më të mëdhenj të Premier Ligës, me Kevin de Bryjnen që kryeson me 400 mijë paund në javë, përpara shokut të skuadrës së Mançester Sitit, Erling Haland me 375.000 £ në javë.

SGJH

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →