A e dini se kjo pjesë e trupit të njeriut nuk ka nevojë për asnjë pikë gjak

a e dini se kjo pjese e trupit te njeriut nuk ka nevoje per asnje pike gjak

Trupi i njeriut përmban mesatarisht 5 deri në 6 litra gjak, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të gjakut mirëmban funksionin e organeve të tjera të trupit.

Mirëpo është një pjesë e trupit tonë që nuk ka nevojë për gjak. Ajo është Kornea e cila nuk ka nevojë për furnizim me gjak pasi oksigjenin e merr direkt nga ajri.

Kornea është pjesa transparente e përparme e syrit e cila mundëson hyrjen e rrezeve të dritës në brendësi të tij, për në retinë dhe prej andej përcillet në tru ku edhe realizohet perceptimi i imazhit. Kornea normale është një sipërfaqe e lëmuar, asferike në formën e xhamit të orës, e rrumbullakët në qendër dhe vjen duke u sheshuar në periferi.

Kornea është e ndërtuar nga fibra të kolagjenit të orientuara kryesisht në mënyrë paralele. Për shkak se transparenca është me rëndësi parësore, kornea nuk ka enë gjaku. Në vend të kësaj, oksigjeni shpërndahet në lot dhe pastaj shpërndahet përgjatë kornes për ta mbajtur atë të shëndetshëm.

Tek njerëzit, Kornea ka një diametër prej rreth 11.5 mm dhe një trashësi prej 0.5-0.6 mm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →