Në një intervistë në studion e News24, gazetari i njohur Ferdinand Samarxhi ka ndarë mendimet e tij mbi figurën e Nënë Terezës në përvjetorin e 8-të të Shenjtërimit të saj.
Samarxhi ka theksuar se Nënë Tereza, ishte një nënë universale e dashurisë, e cila ka shfaqur horizontet e saj të mëdha në një shekull të errët, duke mposhtur smirën, xhelozinë dhe ndjenja të tjera negative me vizionin e saj.
“Nënë Tereza është një figurë që i ka sjellë ndriçim dhe shpresë në një kohë kur shpirtrat e njerëzve ishin të zymtë dhe shoqëria përballej me shumë sfida,” tha Samarxhi.
Ai e përshkroi Nënë Terezën si një idealiste të jashtëzakonshme që i ofroi botës një filozofi të thjeshtë por të fuqishme: dashurinë si mjet për të përballuar barbarinë dhe egërsinë njerëzore.
[embedded content]
Samarxhi theksoi se Nënë Tereza, me vizionin e saj të qartë dhe angazhimin për të ndihmuar të tjerët, kompozoi “simfoninë më të bukur” që është dashuria. Ai theksoi se filozofia e saj ishte të shihte njeriun si një idealist për kohën dhe të përcillte vetëm dashuri për të gjithë botën, duke e bërë kështu një figurë të paharrueshme në historinë e humanizmit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co