Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për sfidën kualifikuese e vlefshme për “Euro 2025”, në transfertë ndaj Zvicrës U-21.
Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi, kuqezinjtë kryen seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Stade de la Tuilière” ku do të luhet ndeshja.
Të gjithë lojtarët e grumbulluar janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në këtë sfidë të rëndësishme.
Skuadra në seancën e fundit stërvitore ka zhvilluar më shumë stërvitje me topin pa ngarkesa fizike, duke punuar më shumë me skemat e lojës dhe situata të ndryshme të ndeshjes.
Takimi Zvicër U-21 – Shqipëri U-21 do të luhet nesër, në stadiumin “Stade de la Tuilière” në Zvicër, në orën 19:30.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co