Ja pozicioni që do të ketë Elon Musk në administratën e Trump, nëse fiton zgjedhjet

ja pozicioni qe do te kete elon musk ne administraten e trump nese fiton zgjedhjet
ja pozicioni qe do te kete elon musk ne administraten e trump nese fiton zgjedhjet

Kandidati republikan presidencial, Donald Trump tha të enjten se nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit, do të krijojë një komision për efikasitetin qeveritar të kryesuar nga miliarderi Elon Musk.

Gjatë një fjalimi në të cilin ai paraqiti vizionin e tij ekonomik për vendin, Trump duke folur në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut, u zotua gjithashtu të ulë normat e taksave të korporatave për kompanitë që prodhojnë brenda vendit, të krijojë zona “me taksa të ulëta” në tokat federale ku kompanitë e ndërtimit do të inkurajohen të ndërtojnë shtëpi të reja dhe të fillojnë një fond sovran të pasurisë.

Trump kishte diskutuar idenë e një komisioni efikasiteti me ndihmësit për javë të tëra. Por për herë të parë ai e artikuloi idenë publikisht të enjten.

Ishte gjithashtu hera e parë që Trump tha se Musk kishte pranuar të drejtonte Komisionin. Trump nuk dha detaje se si do të funksiononte një komision i tillë, përveçse tha se do të zhvillonte një plan për të eliminuar “mashtrimet dhe pagesat e pahijshme” brenda gjashtë muajve nga krijimi.

“Unë do të krijoj një komision të efikasitetit të qeverisë, i ngarkuar me kryerjen e një auditimi të plotë financiar dhe të performancës së të gjithë qeverisë federale”, i tha Trump një auditori që përfshinte ish-sekretarin e thesarit të Trump, Steve Mnuchin dhe financuesit Scott Bessent dhe John Paulson.

Musk tha në një podcast të 19 gushtit se kishte zhvilluar biseda me ish-presidentin rreth komisionit dhe se do të ishte i interesuar të shërbente në të.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →