Qarkullonte me automjet i armatosur, vendoset në pranga 28-vjeçari

qarkullonte me automjet i armatosur vendoset ne pranga 28 vjecari





































Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili qarkullonte në Tiranë me armë zjarri në makinë.

arrestim

Të riut me iniciale A. M., banues në Valias, iu gjet arma gjatë kontrollit të çantës së tij.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në zbatim të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizohet operacioni policor i koduar “Road”.

Operacioni u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Casa Italias, me një automjet tip “Ford”, qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Valias.

Shërbimet e Policisë në afërsi të Casa Italias, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. M. Gjatë kontrollit çantës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →