“Më 6 dhjetor më hoqe mua, më 6 shtator ike vetë”/ Bledi Strakosha “mesazh” Pezës pas largimit si drejtor i RTSH: Ka zot!

me 6 dhjetor me hoqe mua me 6 shtator ike vete bledi strakosha mesazh pezes pas largimit si drejtor i rtsh ka zot
me 6 dhjetor me hoqe mua me 6 shtator ike vete bledi strakosha mesazh pezes pas largimit si drejtor i rtsh ka zot

Është jo i vogël numri i personazheve të njohura dhe publike të cilët e kanë pritur mirë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizonit Shqiptar, Alfred Peza. Pas Alketa Vejsiut ka ardhur reagimi edhe i gazetarit Bledi Strakosha, i cili u shkarkua nga puna në RTSH më 6 dhjetor të 2023.

“Më 6 shjetor më hoqi mua, me 6 shtator iku vet…ka Zot”, shkruan Strakosha në postimin e tij në rrjetet sociale.

Më parë reagoi edhe Alketa Vejsiu, të cilës Peza i kishte hequr drejtë njerkën nga puna, ndërkohë që kjo e fundit kujdesej spitaleve për të atin e Vejsiut, që ndërroi jetë vetëm pak muaj më parë.

Për Alketën kjo e premte është dita më e lumtur duke theksuar se me dorëheqjen e Pezës babai i saj i ndjerë po prehet në paqe, pasi iku nga kjo jetë me brengën e largimit nga puna të bashkëshortes.

Moderatorja shkruan se e kishte paralajmëruar Pezën për vendimet e tij për të hequr punonjësit pa arsye dhe njoftim e se shumë shpejt të njëjtin fat do të kishte edhe vetë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →