Alvaro Morata po bëhet gati që të përjetojë për herë të parë si protagonist derbin e Milanos. Sulmuesi spanjoll po rikuperon nga dëmtimi që ka pësuar në Milanelo, teksa shpreson që pas pauzës së kombëtareve të jetë përsëri në fushë me Milanin për të luajtur kundër Interit.
Ai ka zbuluar për “Sky Sport” se atmosferën e derbit e ka përjetuar si tifoz, pasi ka qenë i maskuar në “San Siro” për të ndjekur këtë ndeshje me famë në të gjithë botën.
“Mesi po e pres. Kam ardhur të shoh dy të tillë si fans, me kapele dhe syze të zeza dhe askush nuk e kuptoi. Është hera e parë që ju tregoj për këtë, e bëra vetëm për të parë atmosferën atje dhe nga jashtë të gjithë e dinë se çfarë do të thotë ky derbi.
Po pres me padurim që të luaj dhe të mundohem të provoj eksperiencën të shënoj në atë ndeshje e ta fitoj. Shpresoj që të bëj një ndeshje të madhe, ata janë konkurrues dhe kanë një skuadër të madhe.
Duhet të luash me zemër, mund të gabosh teknikisht pasime e aksione, por nuk mund të gabosh te uria dhe dëshira për të dhënë gjithçka në fushë. Mund të humbasësh një ndeshje, por nëse ke dhënë gjithçka nuk do të ketë ankesa nga askush”, tha Morata për derbin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co