Bota

E rëndë në Tiranë/ Punëtori rrëzohet aksidentalisht nga skela, 66-vjeçari ndërron jetë

e rende ne tirane punetori rrezohet aksidentalisht nga skela 66 vjecari nderron jete





































Një 66-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, kur punëtori ka rënë aksidentalisht nga skela dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

skela

“Më datë 06.09.2024, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts