Shqiperia

Nis protesta në Thumanë-Kashar/ Banorët kanë takuar kryetarin e Bashkisë Krujë, ai iu ka premtuar që…

nis protesta ne thumane kashar banoret kane takuar kryetarin e bashkise kruje ai iu ka premtuar qe
nis protesta ne thumane kashar banoret kane takuar kryetarin e bashkise kruje ai iu ka premtuar qe

Ka nisur protesta e 12 e banorëve të Thumanës, që po kërkojnë hapjen e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Protestuesit vazhdojnë që të jenë në rrugë dhe po ashtu edhe punonjësit e policisë.

Segmenti rrugor që ka kushtuar 1.3 miliardë euro, ka vendosur në konflikt banorët dhe qeverinë.

Banorët kërkojnë hyrje-dalje në autostradë. Disa banorë janë takuar me kryetarin e Bashkisë Krujë Artur Bushi, që iu ka premtuar se do flasë me zv kryeministren Belinda Balluku, që të zgjidhet ky problem.

Banorët presin përgjigje deri të hënën, pasi ndryshe qytetarët kanë paralajmëruar protesta të dhunshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts