Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës ka nisur një aksion të gjerë për lirimin e të gjitha hapësirave publike të zëna nga bizneset dhe familjarët në zonën e plazhit.
Aksioni i inspektoriatit vendor ka nisur paraditen e sotme në Plepa dhe është përqendruar në të dy anët e rrugës “Pavarësia”, ndërsa do të shtrihet edhe përgjatë vijës bregdetare.
Gjatë ditës së sotme u ndërhy në disa biznese në Plepa, të cilët kishin zënë trotuaret apo hapësirat e tjera publike me tenda, karrige, tavolina, vazo lulesh etj.
Burime pranë IMT-së, bëjnë të ditur se të gjitha bizneset, ku do të ndërhyhet, janë njoftuar paraprakisht dhe u është kërkuar t’i largojnë vetë objektet e vendosura pa leje dhe në mënyrë të kundraligjshme. Ky aksion është në vazhdën e masave që po merr bashkia Durrës për sezonin veror që po afron.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co