Shoferi i një makine dhe pasagjerja që po udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Rëmbec në Maliq, kur mjeti i drejtuar nga një 31- vjeçar humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Për pasojë u plagos vetë shoferi dhe pasagjerja, të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orĂ«s 20:55, nĂ« afĂ«rsi tĂ« fshatit RĂ«mbec, shtetasi L. Gj., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip âOpelâ, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojĂ« automjeti ka dalĂ« nga rruga.
Shtetasi L. Gj dhe pasagjerja në automjet, shtetasja G. H., po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co