“S’më ka marrë me zor!”- U bë nënë në moshën 14-vjeçare, e mitura kërkon lirimin e partnerin nga burgu: Kush do më ushqejë mua dhe fëmijën tim?! Ai punonte dy punë, prindërit…

sme ka marre me zor u be nene ne moshen 14 vjecare e mitura kerkon lirimin e partnerin nga burgu kush do me ushqeje mua dhe femijen tim ai punonte dy pune prinderit scaled





































E mitura e cila u bë nënë në moshën 14-vjeçare, ka këkruar që partneri i saj të lirohet nga burgu, pasi u arrestua nën akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur.

14 vjecarja nene

Në një deklaratë për mediat, e mitura shprehet se me bashkëshortin ka një vit që njihen dhe se prindërit kanë qenë dakord.

Ndër të tjera, ajo shprehet se ka një fëmijë më të dhe sipas saj, s’kanë përse ta arrestojnë.

“Ai s’më ka marrë me zor! Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha.”, është shprehur mes lotësh 14-vjeçarja me iniciale A. J.

14-vjeçarja: Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur ne Elbasan. Ju thashë dje prindërve të mi. Ata ranë dakord.

Kam një fëmijë përse ta arrestojnë. Ai s’më ka marrë me zor.  Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?!  Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha.

Punonte ai që më sillte për të ngrënë më shtëpi. Punonte dy punë edhe ditën edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici.

Kujojmë se arrestimi i 21-vjeçarit erdhi pasi një 14-vjeçarje ka sjellë në jetën foshnjën e saj në maternitetin e Korçës ditën e djeshme.

Pas deklarimeve, 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.

“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës”, njoftoi policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →