Lider i opozitës izraelite kërkon nga qeveria t’i japë fund luftës në Gaza

lider i opozites izraelite kerkon nga qeveria ti jape fund luftes ne gaza
lider i opozites izraelite kerkon nga qeveria ti jape fund luftes ne gaza

Lideri i opozitës izraelite ‘Yesh Atid’, Yair Lapid, bëri thirrje për një marrëveshje me Hamasin për të kthyer pengjet izraelite nga Gaza dhe për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm, transmeton Anadolu.

“Bëni një marrëveshje, përfundoni luftën, rregulloni vendin”, shkroi Lapid në një postim në llogarinë sociale X.

Izraeli ka vrarë të paktën 40.900 palestinezë që nga inkursioni i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar. Fushata ushtarake ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë prej 2.3 milionë banorësh dhe ka çuar në kushte të ngjashme me urinë dhe përhapjen e sëmundjeve.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se ushtria e tij duhet të mbajë kontrollin mbi zonat kufitare jugore të Gazës me Egjiptin, zonë e njohur si Korridori i Filadelfit, një qëndrim që kërcënon të prishë përpjekjet për armëpushim.

Kritikët thonë se Netanyahu po bllokon marrëveshjen nga frika se qeveria e tij mund të shembet.

Më herët, Mickey Levy, një anëtar i Knesset-it nga radhët e partisë Lapid, për radion publike izraelite tha se “deri në muajin maj, Korridori i Filadelfit nuk ishte as në tryezë”.

“Frika nga shembja e qeverisë dhe frika e Ben Gvir Itamar-it (ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë) dhe Bezalel Smotrich-it (ministri i Financave i ekstremit të djathtë), të cilët e mbajnë Netanyahu-n për fyti, është ajo që çoi në këtë situatë”, tha Levy.

Ai paralajmëroi se mbajtja nën kontroll e Korridorit të Filadelfit mund të çojë në vdekjen e panevojshme të shumë ushtarëve izraelitë.

Mbrëmë, një sondazh i publikua nga transmetuesi izraelit ‘Channel 12’ zbuloi se 60 për qind e izraelitëve besojnë se sigurimi i një marrëveshjeje për të rikthyer pengjet nga Gaza është më e rëndësishme sesa kontrolli i Korridorit të Filadelfit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →