Haradinaj i ashpër me Osmanin e Kurtin: Sa herë e përmendni Rugovën, i rrotullohen eshtrat në varr

haradinaj i ashper me osmanin e kurtin sa here e permendni rugoven i rrotullohen eshtrat ne varr
haradinaj i ashper me osmanin e kurtin sa here e permendni rugoven i rrotullohen eshtrat ne varr

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmanin, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla për atë që e quan përpjekje për të manipuluar trashëgiminë politike të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Haradinaj ka hedhur akuza ndaj rivalëve politikë pasi Osmani, Kurti e Gërvalla morën pjesë në zbulimin e shtatores së ish-presidentit Rugova në Podujevë të shtunën.

“Secili, në formën e vet të mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e presidentit Rugova”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai akuzoi Kurtin dhe Gërvallën për mosrespekt historik ndaj Rugovës, ndërsa për Osmanin ka thënë se s’ka “asgjë rugoviste përveç retorikës”.

Ish-kryeministri i Kosovës vlerësoi se qasja e të treve ndaj politikëbërjes së Rugovës është aq e ulët sa që “sa herë e përmendin Rugovën, atij i rrotullohen eshtrat në varr”.

Haradinaj theksoi besnikërinë e banorëve të Llapit ndaj Rugovës dhe sugjeroi se regjioni meriton një përmendore për ish-presidentin.

Duke imituar stilin e Rugovës, Haradinaj shkroi: “Falënderoj presidentin Biden, kryeministrin Staimer, kancelarin Scholz, presidentin Macron, Papën dhe miqtë e Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e Kosovës”, duke shtuar se Kurti dhe Gërvalla kurrë nuk do ta thonin këtë, ndërsa Osmani, edhe kur e thotë, “çdo ditë e më pak njerëz e besojnë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →