IKMT kontrolle në gjithë territorin, ministri Balla: Do të goditet çdo ndërtim pa leje, asnjë grumbullim mbetjesh në anë të rrugëve

ikmt kontrolle ne gjithe territorin ministri balla do te goditet cdo ndertim pa leje asnje grumbullim mbetjesh ne ane te rrugeve
ikmt kontrolle ne gjithe territorin ministri balla do te goditet cdo ndertim pa leje asnje grumbullim mbetjesh ne ane te rrugeve

TIRANE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit të garantojë mbrojtjen e territorit dhe të peizazhit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme përgjatë rrugëve.

Kjo duke pasur në konsideratë ndalimin e krijimit dhe mbylljen e vendgrumbullimeve dhe grumbullimin e mjeteve motorike, rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, si dhe mbrojtjen e përbërësve të mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe çdo lloj ndërhyrje tjetër ose zhvillim të kundërligjshëm.

“Arsyeja pse jemi këtu është që të konfirmojmë se e mbështesim biznesin, ta vazhdojë punën, por të keni një afat kohor për ta përshtatur punën sipas lejes mjedisore, për të mos dëmtuar qoftë mjedisin, por edhe pamjen e rrugëve në Shqipëri, sytë e përdoruesve të rrugës, të turistëve të mos kenë qasje me këtë pamje që shohim këtu”, tha Balla gjatë një inspektimi në aktin Tiranë – Durrës.

IKMT dhe Policia e Shtetit kanë nisur një kontroll të plotë të gjithë territorit, mbi bazën e një akti normativ për pastrimin e gjithë rrugëve të vendit dhe pikat doganore.

Deri tano në disa pika doganore janë hequr 55 tabela, të cilat i japin territorit një pamje tjetër.

Krue i IKMT-së Ervin Hoxha tha se plani nuk është dëmtimi i biznesit, por identifikimi, sensibilizimi e ndëshkimi i veprimtarisë së paligjshme. Ky aksion do të bëhet në bashkëpunim me njësitë vendore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →