Bota

Rama paralajmëron deputetët me më shumë se një mandat: Unë bashke me ta do të jemi në garë të hapur, në listën e mbyllur do jenë…

rama paralajmeron deputetet me me shume se nje mandat une bashke me ta do te jemi ne gare te hapur ne listen e mbyllur do jene
rama paralajmeron deputetet me me shume se nje mandat une bashke me ta do te jemi ne gare te hapur ne listen e mbyllur do jene





































Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e PS me një paralajmërim për të gjithë deputetet që kanë më shumë se një mandat. Duke përfshirë edhe veten e tij, Rama tha se do të jenë në garë të hapur, ndërsa në listën e mbyllur do të jenë shumë pak prej tyre.

“Ne do të nisemi drejt përballje për mandatin e 4 qeverisës së PS pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë zyrtarisht në fushë skuadra jonë përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030.

Sipas kodit zgjedhor përfaqësuesit tonë do jen 187, 140 për garën e hapur në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë.

Sot dua të ndaj që më e mirë është që deputetet me më shumë se një mandat, pa përjashtuar edhe drejtuesit e qarqeve, ku bëj pjesë edhe unë të jenë në garë të hapur si gjithë të tjerët. Ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do të kenë detyra specifike drejtuese dhe koordinuese.”, tha Rama.

Rama kishte një mesazh edhe për anëtarët e rinj të Asamblesë:  I uroj mirëseardhjen atyre 135 ndër ju që janë ulur për herë të parë në këtë forum të lartë. Konsiderojeni praninë tuaj në Asamblenë kombëtare një ndër të posaçëm dhe një borxh që ja keni kongresit që ju dha votën. Përpuqeni tja ktheni këtë borxhe anëtarëve duke e kryer me dinjitet në komunitetet tuaja detyrën e përfaqësuesit të Asamblesë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts